Molliqaj thotë se shtëpia ku është zhvendosur Kurti është 500 metër katror

HomeAktualitet

Molliqaj thotë se shtëpia ku është zhvendosur Kurti është 500 metër katror

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pasi u bë e ditur se kryeminsitri Albin Kurti është zhvendosur nga banesa e tij 60m2 në një shtëpi në lagjen “Tasligje” në Prishtinë.

Ai në një status në Facebook ka thënë se familja e Kurtit jeton në Norvegji, andaj ka pyetur pse atij i duhet një shtëpi kaq e madhe.

Së pari ai ka kujtuar një thënie të Kurtit në kohën sa ai ishte në opozitë.

“Në politikë duhet të varfërohemi, e jo të pasurohemi’-Kurti”, kujtoi Molliqaj.

“Pak vite më vonë, Kurti posedon banesë në vlerë 400,000€ në Norvegji, ndërsa zhvendoset në shtëpi 500m² në Tasligje. Në shtëpinë që shihni në foto banon Albin Kurti. Për dikë kjo mund të dukej e pabesueshme para pak ditësh, por mendësia e tij çon pashmangshëm këtu. Mbase militantët e VV-së tash mund të argumentojnë se Kurti nuk e ka blerë këtë shtëpi por jeton aty me qera. Dhe kjo mund të jetë e vërtetë, por megjithatë ndërrimi i vendbanimit nga 60m² në rreth 500m² në një nga lagjet më shtrenjta të Prishtinës, ngritë të disa pyetje”, shkroi ai.

“Nëse paguan qera, si mbulohen shpenzimet? Qeraja mujore për një shtëpi të tillë kushton sa paga mujore e kryeministrit. Pse nuk po publikohet kontrata? Kurti thoshte se në politikë duhet të varfërohemi, e jo të pasurohemi. Çka po ndodh tash? Pse pas 1 jave në qeveri, Kurti ka nevojë të jetojë në shtëpi 500m², kur dihet që ai jeton krejtësisht i vetëm pasi që familja i jeton në Norvegji?”, përfundoi Molliqaj. /Express/

https://www.facebook.com/dardanmolliqaj2/posts/4092403660781504

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0