Molliqaj: Albin Kurti e ndaloi zhbërjen e Gjykatës Speciale me një telefonatë nga burgu i Lipjanit

HomePolitike

Molliqaj: Albin Kurti e ndaloi zhbërjen e Gjykatës Speciale me një telefonatë nga burgu i Lipjanit

Dardan Molliqaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur qëndrim që ta votojë zhbërjen e Gjykatës Speciale, mirëpo Albin Kurti, e ka ndalë nga burgu i Lipjanit.

Molliqaj ka deklaruar se Vetëvendosje i ka dhënë votën pro Sami Lushtakut për shpërbërjen e Gjykatës Speciale.

“Vetëvendosje ka pasë qëndrim edhe në 2019-tën për votim nëse vjen çështja e Gjykatës Speciale. Albin Kurti ka telefonuar nga burgu i Lipjanit për të mos e votuar shpërbërjen e Gjykatës Speciale”, ka thënë Molliqaj në TV Dukagjini, shkruan GazetaLajmi.

Pas kësaj, është inkuadruar Sami Lushtaku i cili ka thënë se kjo është e vërtetë.

“Specialja është e padrejtë dhe krimet e luftës i gjykon vetëm shqiptarët dhe bën përgjegjës UÇK-në dhe ai (Selimi) na ka thanë që unë zotohem që do ta marrë përsipër që nuk do ta votojmë këtë gjykatë. Dardan Molliqaj ka drejtë kur ne kemi bisedu, jo vetëm unë por edhe një kushëri i Rexhes”, ka thënë Lushtaku.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0