Mjeku pozitiv i shpëton jetën një paciente kur ishte në karantinë, por përfundon në…

HomeAktualitet

Mjeku pozitiv i shpëton jetën një paciente kur ishte në karantinë, por përfundon në…

Një grua 60-vjeçare e shtruar me urgjencë në një spital në Aosta të Italisë është operuar nga një mjek që ishte në izolim në shtëpinë e tij, pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ai u thirr me urgjencë nga drejtori i spitalit, pasi ishte i vetmi mjek që mund ta kryente atë operacion, pasi gruaja nuk mund të transportohej në një spital tjetër për shkak të gjendjes së saj.

Kjo gjë i ka kushtuar si drejtorit të spitalit ashtu edhe mjekut një gjobë prej 5 mijë eurosh nga prokuria dhe gjykata, sipas së cilës mjeku nuk duhej ta kryente atë operacion, pasi ka shkelur normat anti-Covid: Ishte në izolim, pasi ishte me koronavirus.

“Nuk e kuptoj këtë vendim, pasi ne shpëtuam një jetë. Të gjithë u treguam të kujdesshëm, pasi mjeku u mor me ambulancë nga shtëpia dhe u dërgua menjëherë aty po me ambulancë pas operacionit”, tha ish-drejtori i spitalit.

“U gjendëm para një urgjence dhe ai ishte i vetmi mjek që mund ta zgjidhte këtë situatë. Pas operacionit të gjithë iu nënshtruan tamponit, stafi mjekësor dhe pacientja dhe të gjithë dolën negativë”, tha ish-drejtori.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0