Mjeku popullor krijon ‘ilaçin’ e Covid-19, flet burri që mezi merrte frymë: Ja si u shërova për 10 ditë

HomeAktualitet

Mjeku popullor krijon ‘ilaçin’ e Covid-19, flet burri që mezi merrte frymë: Ja si u shërova për 10 ditë

Mohammad Zaman ka udhëtuar 335 kilometra nëpër postblloqe afgane, duar banditësh dhe rrugë të gjata të pashtruara për të mbërritur në Kabul për të marrë disa shishe me lëngje të ndryshme barishtesh, me të cilat beson se do ta shërojë COVID-19, sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi.

Zamani pretendon se ishte shëruar muajin e kaluar nga sëmundja pandemike pasi kishte pirë lëngun e ofruar nga mjeku i vetëshpallur popullor, Hakim Alokozai, i cili jeton dhe punon në kryeqytetin afgan.
50-vjeçari ka ardhur në Kabul nga krahina e Konduzit. Bashkë ishin edhe dymbëdhjetë udhëtarë të tjerë, të cilët shpresojnë se do të marrin ujëra, me të cilat besojnë se do të shërojnë qindra pacientë që po vuajnë nga virusi, që tashmë ua ka marrë jetën më shumë se tetëqind mijë personave anembanë botës.

“Kisha më shumë se një muaj i sëmurë, zor se mund të merrja frymë. Pas dhjetë ditësh përdorimi të këtij ilaçi mu tretën të gjitha simptomat”, thekson ai, duke treguar një gotë çaji me lëngun e zi brenda. Ai merr nga trika pika sipas rekomandimit të mjekut popullor.

Si shumë afganë anembanë vendit, Zaman dhe familja e tij kanë vuajtur prej asaj që besojnë se ishte COVID-19, por asnjëherë nuk kanë shkuar për kontrolle në spital, duke pirë së pari shurupin për ndaljen e dhimbjeve, pemë dhe ilaçe të ndryshme popullore për ta trajtuar veten në kushte shtëpiake.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0