Mjekja u kthehet atyre që nuk e besuan për Covid-in: Më mallkuat, por ku jeni sot?! (E PLOTË)

HomeAktualitet

Mjekja u kthehet atyre që nuk e besuan për Covid-in: Më mallkuat, por ku jeni sot?! (E PLOTË)

Kirurgia Lida Shosha, pas më shumë se 8 muajsh që kur pandemia e Covid-19 preku Shqipërinë, u kthehet të gjithë atyre që e sh anë, ta llën dhe mallkuan kur ajo bëri një mesazh sensibilizues për ata që nuk besonin ekzi stencën e virusit.

“Po sot, ku jeni, dilni e gëlltisni çfarë vollët nga krevatet e kolltukët e shtëpive, studiot televizive, kafenetë me nargjile”, shkruan me të drejtë mjekja pasi në fillimet e pandemisë, të shumtë ishin ata që shprehshin edhe publikisht se vir usi ishte shpikje e mjekëve.
Shkruan kirurgia Lida Shosha:

Na pret “Dimri i madh”

Kur muaj më parë bëra një status sensibilizues për mosbesuesit, tallësit, njerëzit që për hir të vërtetës ishin të shumtë, që ak uzonin, ta lleshin, etiketonin, njollosnin e mall konin mjekët se po shpifnin për ekzistencën e virusit, shumë syresh mu vër su lën e nuk kursyen lumenjtë e mallkimeve.
Po sot, ku jeni, dilni e gëlltisni çfarë vollët nga krevatet e kolltukët e shtëpive, studiot televizive, kafenetë me nargjile. Fatkeqësisht covidi i mallkuar po troket në çdo derë diku si mik e diku si armik, po mer njerëzit e shtrenjtë, udhëtimi i tij në këtë botë akoma vazhdon, d’dihet kush do mbijetojë.

Virusi është aq i zgjuar saqë viziton të parët ata që injoruan ca masa mbrojtëse minimale, që su kushtonte asgjë. Si mjek do jap përherë kontributin tim në sensibilizimin e popullatës, për ruajtjen e shëndetit. Bëni kujdes miq. Kurba e infektimeve dhe vd ekjeve po rritet nga dita në ditë… “Dimri i madh po afron.” Zoti na mbroftë të gjithve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0