Mjekët vullnetarë që ndihmuan për Covid reagojnë për moshapjen e konkursit: Kjo është turp për Odën e Mjekëve

HomeAktualitet

Mjekët vullnetarë që ndihmuan për Covid reagojnë për moshapjen e konkursit: Kjo është turp për Odën e Mjekëve

Art Deva, njëri prej mjekëve që ka ndihmuar vullnetarisht gjatë pandemisë ka kritikuar Odën e Mjekëve të Kosovës për moslejimin e hapjes së konkursit për specializimin e mjekëve gjatë qeverisjes së kaluar, shkruan GazetaLajmi.

“Oda e Mjekëve të Kosovës në një emision e pranoi që nuk e ka lejuar hapjen e konkursit gjatë qeverisjes së kaluar. Trup! Nuk po mundem të besoj që një organizatë si ODA e Mjekëve del KUNDËR një konkursi si konkursi për hapjen e shkollimit specialistik”, ka shkruar ai.

Deva është shprehur se Oda e Mjekëve e ka vetëm një punë, përkrahjen dhe mbrojtjen e të drejtave të mjekeve!

Ai e ka mirëpritur hapjen e konkursit në këtë kohë.

“Hapja e një konkursi në këtë kohë është shumë e mirëseardhur për të gjithë mjekët të cilët tash e 4 VITE po presin për një konkurs të tillë, ku përmes këtij konkursi nuk mbetet asnjë mjek pa e marrë këtë shkollim i cili është esencial për profesionin e mjekut”, ka shkruar Deva.

Deva është njëri prej mjekëve nga grupi i mjekëve vullnetare që janë angazhuar prej ditës së parë në Institutin e Shëndetit Publik si vullnetarë.

Statusi i plotë i tij:

EDIT: ODA E MJEKEVE TE KOSOVES NE EMISION E PRANOI QE NUK E KA LEJUAR HAPJEN E KONKURSIT GJATE QEVERISJES SE KALUAR….

Posted by Art Deva on Thursday, August 6, 2020

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0