Mitrovicasi niset për në mërgim pas votimit të presidentit: Ka një mesazh për Albin Kurtin e Osmanin

HomeAktualitet

Mitrovicasi niset për në mërgim pas votimit të presidentit: Ka një mesazh për Albin Kurtin e Osmanin

Një i ri nga Mitrovica ka rastisur që të ketë fluturimin për në Gjermani një ditë pas votimit për presidentin e vendit, Vjosa Osmanin.

Në një lidhje direkte për emisionin #gjesi në T7 ai ka thënë se do të ikin për në Gjermani, e se janë të mërzitur që do ta lënë Kosovën.
“Sot na e kemi fluturimin për Gjermani, nëse punojnë do të kthehemi këtu. Jemi të mërzitun, nuk është e lehtë ta lësh vendin tënd, po shpresojmë që kanë me punu mirë e ne kemi me u kthy. Është hera e parë që udhëtojmë për në Gjermani”, ka thënë ai.

I njëjti ka shtuar se ka një porosi për Albin Kurtin e Vjosa Osmanin.
I riu thotë se nëse të dy këta punojnë mirë, ai do të kthehet përsëri në atdhe.

“Unë Vjosës bashkë me Albinin, krejt rinia shpresat në ta i kemi, edhe pse unë po largohna, shpresat në këta dy persona i kemi, zgjidhja më e mira është me hap vende të punës, me e mbajtë rininë këtu. Nëse do të punojnë mirë do të kthehem unë i pari”, ka shtuar i njëjti

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0