Bordi i Drejtorëve të Telekomit ka miratuar uljen e pagave për punëtorët e kësaj ndërmarrjeje.
Ashtu siç kishte raportuar KOHA ditë më parë, zbritjet nisin nga 62 për qind në pagën e Kryeshefit ekzekutiv. 53 për qind do të zbriten pagat e drejtorëve të lartë të ndërmarrjes deri sa koeficienti 15 do të ketë zbritje prej 30 për qind duke vazhduar tutje koeficient pas koeficienti për në 5 për qind për pagat e punëtorëve nën koeficientet 4 e deri te koeficienti 1.
Në vendimin e Bordit thuhet se paga do të jenë të tilla deri në momentin kur ndërmarrja të fillojë operimin e saj me profit. Vendimi hyn në fuqi më 15 maj.
COMMENTS