Miqësia e Rozeta Hajdarit me tenderuesin milionësh të KEK’ut nxit dyshime për përzgjedhjen e Luigj Imerit

HomeAktualitet

Miqësia e Rozeta Hajdarit me tenderuesin milionësh të KEK’ut nxit dyshime për përzgjedhjen e Luigj Imerit

Që nga 3 shkurti i këtij viti njërën prej dikastereve më të rëndësishme në qeverinë e Albin Kurtit e drejton ministrja Rozeta Hajdari.

Asaj i është besuar Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike.

Ministrja tashmë në detyrë, në ditën kur e mori këtë pozitë të rëndësishme udhëheqëse, festoi bashkë më një mik të sajin.

Në natën e gëzimit të madh ministrja gustoi verë së bashku me biznesmenin dhe tenderuesin milionësh të KEK-ut, Arbër Seferin.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0