Ministrja Bajrami tregon nëse do të mbahet testi i maturës në qershor

HomeAktualitet

Ministrja Bajrami tregon nëse do të mbahet testi i maturës në qershor

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit, Hykmete Bajrami ka paralajmëruar që testi i maturës do të mbahet në muajin qershor.

Bajrami më tutje ka theksuar se nëse testi mbahet, do të respektohen masat e duhura.

“Ne ende nuk kemi marr vendim dhe si Ministri e Arsimit nëse testi i maturës do të mbahet ose jo. Ju keni parë tani që rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të ministrisë së Shëndetësisë që gjendja dhe masat do të shkojnë duke u liruar dhe ka shumë gjasa që testi të mbahet në muajin qershor koonform vlerësimit të situatës me Covid-19”.

“…në qoftë se kemi përmirësim të gjendjes padyshim që testi do të mbahet, por mund të ndodh që të kemi një përkeqësim andaj ne po përgatitemi për skenar tjetër”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0