Ministrja Bajrami: Nuk kemi ndërprerë shtesat prej 30 euro për pensionistët

HomePolitike

Ministrja Bajrami: Nuk kemi ndërprerë shtesat prej 30 euro për pensionistët

Disa ditë më parë u raportua se pensionistët më nuk do t’i marrin shtesat prej 30 euro, kjo pasi që, Qeveria Hoti nuk ka paraparë që në skemën e re të ketë përfitime të kësaj shtese.

Rreth kësaj çështje u deklarua edhe Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami e cila tha se Qeveria nuk ua ka ndalur shtesat prej 30 eurove pensionistëve.

Bajrami tha se ky ka qenë vendim i Qeverisë për një periudhë të caktuar, shkruan GazetaLajmi.

“Nuk është e vërtetë që qeveria Hoti ka larguar masën 30 euro për pensionistë. Ka qenë vendim i qeverisë për një periudhë të caktume. Gjendja buxhetore tek ne është shumë e rëndë. Deri në fund të vitit pritet të kemi më pak të hyra se 230 milionë euro derisa shpenzimet për menaxhimin e pandemisë po rriten dita ditës. Kemi sjellë një buxhet prej 2.6 miliardë eurove. Kjo krizë shëndetësore ka konsekuenca të rënda dhe për ekonominë në përgjithësi. Shuma prej 170 euro e pranuar nga komisionet përkatëse do të arrijë të ekzekutohet me rastin e dekretimit të ligjit dhe shpalljes në gazetën zyrtare”, u shpreh ndër të tjera ajo.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0