Ministria ka një lajm të rëndësishëm për ata që po presin t’i marrin letërnjoftimet e pasaportat

HomeSociale

Ministria ka një lajm të rëndësishëm për ata që po presin t’i marrin letërnjoftimet e pasaportat

Me anë të një komunikate për media nga Ministrja e Punëve të Jashtme kanë bërë të ditur se ditëve të fundit ka pasur ngarkesë në sistemin e aplikimit për marrjen e letërnjoftimëve dhe pasaportave, raporton Gazeta Express.

Nga Ministria thonë se për këtë menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura për ta zgjidhur këtë problem

“Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të MPJD-së ka zhvilluar komunikime intenzive me përgjegjësitë e sektorit për prodhimin e dokumenteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme për ta evituar këtë problem sa më shpejtë, në mënyrë që qytetarët dhe mërgimtarët tanë të kryejnë pa probleme procedurat e paisjes së tyre me letërnjoftim dhe pasaportë të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Udhëheqësit e sektorit për prodhimin e dokumenteve në MPB kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një problem të komplet rrjetit qeveritar, i cili ka ndikuar në këtë ngarkesë e që do të zgjidhet shumë shpejtë. Po ashtu, mungesa për një kohë e materialeve për prodhimin e këtyre dokumenteve ka bërë që të ketë tejngarkim të sistemit duke marrë parasysh se vetëm brenda pak ditësh janë prodhuar rreth 60.000 sosh”, shkruhet në njoftim./GazetaExpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0