Ministria e Shëndetësisë reagon pas akuzave ku u tha se gjatë pandemisë janë vjedhur miliona euro

HomePolitike

Ministria e Shëndetësisë reagon pas akuzave ku u tha se gjatë pandemisë janë vjedhur miliona euro

Ministria tha se për fat të keq jo rrallë herë po lëshohen dezinformata ku po krijohet përçarje rreth çështjes së menaxhimit të pandemisë nga Ministria e Shëndetësisë.MSH’ja nuk hezitoi të përmend punën e tyre, të cilën e quajnë të suksesshme, në menaxhimin e situatës gjatë pandemisë së koronavirusit.Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

Ministria e Shëndetësisë shpreh keqardhjen e thellë për të pavërtetat e vazhdueshme, gjysmë të vërtetat dhe keqpërdorimin e të dhënave faktike që po i adresohen Ministrisë kryesisht nga deputetë, në veçanti nga kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.Për fat të keq, deputetët e nderuar në çdo takim në komision, forum dhe diskutim nuk po i bëhen krah kësaj beteje të paprecedentë në historinë e re por po lëshohen jo rrallë në krijimin e një klime përçarje duke deziformuar jo rrallë, rreth punës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve vartëse të saj gjatë menaxhimit të pandemisë Covid-19.Së fundi, përmes deklarimeve të pamatura e mbi të gjitha jo të vërteta, dezinformojnë për kinse mos-mbështetjen nga ana e Ministrisë të institucioneve të tjera në menaxhimin e Covid-19, diçka që demantohet edhe nga vet rezultatet në terren, të cilat flasin për një menaxhim të mirë të situatës epidemiologjike sa i përket Covid-19. Këto rezultate janë vlerësuar nga shumë raporte të faktorëve kombëtar dhe ndërkombëtar ku Kosova numërohet në mesin e shteteve me menaxhimin më të mirë të pandemisë për rezultat në mesin e shteteve me shkallën më të ulët të vdekshmërisë nga Covid -19 që është indikatori kryesor për matjen e suksesit të menaxhimit të Covid-19.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0