Ministria e Financave njofton për rihapjen e lojërave të fatit

HomeAktualitet

Ministria e Financave njofton për rihapjen e lojërave të fatit

Pas diskutimeve të shumta të lindura ditët e fundit për rifillimin e lojërave të fatit, të cilat u ndaluan që prej janarit të një viti më parë, ka reaguar Ministria e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë shkruan:

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka në fushën e saj të përgjegjësisë shtetërore politikëbërjen, mbikëqyrjen dhe kontrollin e veprimtarisë në fushën e lojërave të fatit, me anën e Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.
Ligji nr. 155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ngarkon Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë, për nxjerrjen e akteve nënligjore, dhe konkretisht në nenin 36, pika 1, ku kërkohet nxjerrja e procedurës për pajisjen me licencë dhe në pikën 2 të nenit 34, kërkohet përcaktimi i zonave, ku do të ushtrohet aktiviteti.
Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka ndërmarrë iniciativën për miratimin e:
VKM nr.689, date 2.09.2020 datë “Për përcaktimin e zonës ku do të lejohet vendosja e lojës së fatit e kategorisë “Kazino” në qytetin e Tiranës” dhe,

VKM nr.690, datë 02.09.2020 “Për përcaktimin e procedurave të zhvillimit të garës kriteret shtesë për aplikantët që konkurrojnë për t’u pajisur me licencë për kategorinë “Kazino”,e procedura e shpalljes së fituesit, si dhe rastet e revokimit apo të pezullimit të kësaj licence”.
Vendimet e Këshillit të Ministrave përcaktojnë:
Zonat ku lejohet vendosja për zhvillimin e lojës së fatit, të kategorisë “Kazino”, në qytetin e Tiranës me detajet përkatëse të kufizimit, sipas hartës që i bashkëlidhet vendimit;

Procedurat e zhvillimit të garës;
Kriteret shtesë për aplikantët që konkurrojnë për t’u pajisur me licencë për kategorinë “Kazino”;
Procedura e shpalljes së fituesit;
Rastet e revokimit apo të pezullimit të kësaj licence;

Dhënien e licencës për “Kazino” me garë, për t’u shpallur nga Autoritetit i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, i autorizuar për pajisjen e subjekteve me licence për kategorinë “Kazino”.
Procedurat për zhvillimin e garës, kushtet, kriteret teknike dhe dokumentacioni që duhet të plotësojnë aplikantët, si dhe procedurat e licencimit.

Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit do të ndjekë në vijim procedurat për çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, vendës ose i huaj, që kërkon të pajiset me licencë në kategorinë “Kazino”.
Aplikantët ndër të tjera, do të duhet të jenë shoqëri aksionare, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, në objektin e veprimtarisë, me kapitalin, kapacitetet dhe përvojë për ushtrimin e aktivitetit dhe marrjen e masave për të siguruar qendrueshmërinë operacionale për ushtrimin e aktivitetit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0