Ministri Zemaj fton Arben Vitinë dhe Uran Ismailin për të bashkëpunuar rreth koronavirusit

HomePolitike

Ministri Zemaj fton Arben Vitinë dhe Uran Ismailin për të bashkëpunuar rreth koronavirusit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kumtuar edhe një herë lajmin se është bërë themelimi i Bordit të Këshilldhënies në kuadër të luftës kundër pandemisë Covid-19.

Ai ka thënë se ky bord do të udhëhiqet nga mikrobiologu Lul Raka, ndërsa do të jetë i përbërë nga plot 11 anëtarë të fushave të ndryshme.

Më tej, ai ka treguar edhe detyrat e këtij bordi, ndërsa ka theksuar që aty do të ftohen për këshilldhënie edhe katër ish ministrat e fundit të Shëndetësisë, Ferid Agani, Imet Rrahmani, Uran Ismaili dhe Arben Vitia.

Nuk dihet nëse ish ministrat në fjalë do të pranojnë të ndihmojnë në punën e këtij bordi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0