Ministri i Nismës bën zbulimin e vitit: Kap djathin që mashtronte me pak gram

HomePolitike

Ministri i Nismës bën zbulimin e vitit: Kap djathin që mashtronte me pak gram

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka dalë në terren për të inspektuar cilësinë e ushqimit në veçanti për produktet e qumështit.

Nga Ministria që ai drejton është konstatuar për mashtrim me sasinë në dy lloje të djathit të prodhuara në Maqedoninë Veriore, shkruan Reporteri.

Mostrat ishin marrë në një biznes në Prishtinë, gjatë vizitës së ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, në pjesën e dytë të muajit të kaluar.

Pas marrjes së mostrave, sasitë e dy llojeve të djathit, të prodhuar në Maqedoninë Veriore rezultuan jo të sakta.

Zyrtarë të MTI-së pas ekspertizës së produkteve kanë konstatuar se sasia e përshkuar në paketim nuk përkon me sasinë reale të produktit dhe në këtë mënyrë është mashtruar konsumatori.

Me këtë rast Ministri ka thënë se nuk do të lejohet që të shkelen të drejtat e konsumatorëve.

“Mbështetja për biznese nuk do të mungojë, por nuk do të lejohet që të drejtat e konsumatorit të shkelen”, ka deklaruar ai.

Krasniqi tutje ka potencuar që fokus kryesor do të jetë mbrojtja e prodhuesve vendorë dhe ajo e konsumatorit.

Mashtrimi me sasinëPas marrjes së mostrave, sasitë e dy llojeve të djathit, të prodhuar në Maqedoninë Veriore…

Posted by Ministria e Tregtisë dhe Industrisë on Tuesday, August 4, 2020

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0