Ministri i Jashtëm i Francës ka dy fjalë për Trumpin

HomeAktualitet

Ministri i Jashtëm i Francës ka dy fjalë për Trumpin

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian ka thënë se ndan mendimin e njëjtë me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden, se qëndrimi i presidentit aktual, Donald Trump mbi rezultatin e zgjedhjeve është i papërgjegjshëm, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.

Të enjten, Biden i quajti përpjekjet e Trumpit për t’i kthyer rezultatet e zgjedhjeve “plotësisht të papërgjegjshme” dhe Le Drian i tha televizionit LCI se ndan plotësisht mendimin e njëjtë me Bidenin.
“Unë mendoj se komentet e Joe Biden tregojnë realitetin, dhe unë e thashë atë shumë qartë”, tha ai.

Franca ishte ndër vendet e para që e uroi kandidatin demokrat Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0