Milaim Zeka: Politikanët tanë janë hipokritë,Albin Kurti u “bom bardua” për testet

HomeAktualitet

Milaim Zeka: Politikanët tanë janë hipokritë,Albin Kurti u “bom bardua” për testet

Gazetari dhe analisti Milaim Zeka, përmes një video ka kritikuar qasjen e politikanëve rreth vaksinave antiCovid të cilat po jepen në veriun e Mitrovicës.Zeka tha se është e lehtë me kontstu që këta politikanë janë hipokritë, pasi që nuk po e pranojnë haptazi realitetin e hidhur se 17 për qind të territorit të Republikës së Kosovës kontrollohet në mënyrë abolute nga qeveria e Serbisë.“Është e tmerrshme me i dëgju prononcimet e politikanëve të Republikës së Kosovës, por është shumë e lehtë me konstatu se sa hipokritë këta njerëz janë. Ju kujtohet fare mirë kur ‘bombardu’ dhe u kritiku Albin Kurti si kryeministër pse në atë kohë arritën 1000 teste nga Republika e Serbisë. Edhe atëherë, edhe tash është e dhimbshme se si klasa politike e Kosovës pa marrë parasyysh se për cilat parti politike bëhet fjalë, nuk e pranojnë realitetin e hidhur dhe nuk e pranojnë haptazi se që nga Ura e Ibrit e deri në kufirin me Serbinë në Leshak, i gjithë ai territor, 17 për qind të territorit të Republikës së Kosovës kontrollohet në mënyrë apsolute nga qeveria e Serbisë”, tha Zeka.

Sipas Zekës, pa e pranu këtë realitet, ne do të vazhdojmë për ta fundosë vendin tonë.“Ju që merreni me vaksinat e Covidit, është më mirë të merreni me realitetin e hidhur dhe të ju tregoni qytetarëve të Republikës së Kosovës se që nga përfundimi i luftës e deri më sot, nuk kemi pasur kontrollë në veriun e Mitrovicës”, tha Milaim Zeka në këtë video incizim.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0