Milaim Zeka për Konjufcën: Familja e tij është përndjekur tërë jetën nga Beogradi

HomePolitike

Milaim Zeka për Konjufcën: Familja e tij është përndjekur tërë jetën nga Beogradi

Ish-deputeti e gazetari, Milaim Zeka ka shkruar në Facebook pas konstituimit të Kuvendit për kryeparlamentarin Glauk Konjufca, raporton Gazeta Express.

Zeka ka thënë se Konjufca vjen nga një familje që tërë jetën ka qenë e përndjekur nga Beogradi.

Për Albin Kurtin që u emërua kryeministër, Zeka ka thënë se është person që ka drejtuar demonstratat e studentëve e ka punuar me Adem Demaçin.

Zeka shton se në listën e ministrave, Donika Gërvalla dhe Armend Mehaj janë emra që e bëjnë krenar diasporën.

Sipas tij Gërvalla është shumë e përgatitur për postin që ka marrë, e njëjtë ka deklaruar edhe për ministrin e zgjedhur të mbrojtjes./GazetaExpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0