Messi apo Benzema, sonte vendoset se kush do ta fitojë Pichichin

HomeSport

Messi apo Benzema, sonte vendoset se kush do ta fitojë Pichichin

Karim Benzema sonte do të kërkojë një rekord personal – pasi që suksesi me ekipin në La Liga u përmbush me sukses.Sulmuesi francez po kalon në një formë jetësore për ekipin e Zinedine Zidane pas rikthimit të futbollit në muajin qershor, përcjell Gazeta Lajmi.

Gjashtë gola në La Liga në 10 fitore radhazi kanë bërë që Benzema të jetë kandidat potencial për të fituar Këpucën e Artë në Spanjë.

Benzema deri më tani ka shënuar 21 gola në La Liga në sezonin 2019-20, dy më pak se Lionel Messi. Të dy lojtarët kanë edhe nga një lojë për të luajtur.Real Madrid sonte takohet me Leganesin, ndërsa Barcelona me Alavesin.Messi ka fituar gjashtë nga 10 trofetë e fundit të Pichichi (golashënuesi më i mirë) në La Liga.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0