Mësohet muaji kur mund të tërhiqen 10 për qind nga Trusti

HomeEkonomi

Mësohet muaji kur mund të tërhiqen 10 për qind nga Trusti

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë kanë mbajtur konferencë për media.Kryeministri Hoti tha se miratimi i Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike i mundëson Qeverisë të qojë përpara programin për rimëkëmbje ekonomike.Ai me këtë rast ka bërë të ditur se Projektligji do të procedohet në Kuvend, për çka ka kërkuar shqyrtim të shpejt.

“Një prej ligjeve që e kaluam sot neve na mundëso ta qojmë programin tonë përpara për rimëkëmbje ekonomike. Dhe menjëherë pas mbledhjes do t’i përcillet Kuvendit që ta qojë përpara këtë ligj dhe rishikimin e buxhetit”.Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami tha se Qeveria e Kosovës e ka në vëmendje rimëkëmbjen ekonomike.Bajrami më tutje ka theksuar se menjëherë pasi të aprovohet ligjin qytetarët në periudhë 4 mujore mund t’i tërheqin 10% të trustit, raporton EO.

“Qeveria e Kosovës në programin e saj ka një vëmendje për rimëkëmbje ekonomike”.“Përpos prioritet që i kemi dhënë në rishikimin të buxhetit ne masat për rimëkëmbje i kemi pa edhe me këtë ligj dhe me këtë ligj janë ndryshuar dhe plotësuar disa ligje të tjera dhe këtë janë që do të kenë në fuqi deri me 31 dhjetor”.
“Ligji ka paraparë ndryshimin e ligjit për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore. Po ashtu do të mundësohet edhe heqja prej 10% ë periudhën 4 mujore prej datës kur aprovohet ligji”.“Sa i përket rimbursimit, Qeveria e Kosovës ka vendosur që mos t’i tatojë dhe 10% do të merret bruto”, ka thënë Bajrami.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0