Merr fund “fe rri” në kampin famëkeq sirian për 4 fëmijë shqiptarë dhe një grua të pla gosur!

HomeAktualitet

Merr fund “fe rri” në kampin famëkeq sirian për 4 fëmijë shqiptarë dhe një grua të pla gosur!

“Fe rri” në kampin Al- Hol në Siri për 4 fëmijë dhe një grua në karrocë me rrota ka marrë fund ditën e sotme.

Ato janë nxjerrë nga kampi famëkeq në Siri ku shumë shpejt pritet që t’u bashkohen familjeve të tyre. Lajmin e bën të Gjysmëhëna e Kuqe e cila ka shpërndarë edhe pamje nga operacioni e shpëtimit. Mes të shpëtuarve është edhe Endri Dumani, 11-vjeçari nga Dibra i cili kishte në këtë kamp 6 vite, e ndërsa motra e tij Eva, sipas burimeve për Report Tv ka refuzuar që të dalë, por motive ende të paqarta.

Dyshohet se ajo është fshehur në momentin që trupat shqiptare kanë mbërritur në kamp, dhe nisur nga koha e kufizuar që kanë pasur, është bërë e pamundur shpëtimi i saj.

Report TV ka zbardhur detaje të tjera nga ky operacion, i cili mësohet se ka zgjatur për plot 45 ditë. Referuar burimeve, ky operacion duhet të ishte mbyllur dy javë më parë, por pati komplikime, për pasojë u shty në kohë. Dy prej fëmijëve të shpëtuar mësohet se kanë lindur në Siri, ndërsa gruaja e cila ndodhet në karrocë me rrota ka mbetur e plagosur gjatë kohës që ka qëndruar në kamp.

Të shpëtuarit u janë nënshtruar të gjitha testeve mjekësore. Ato janë shoqëruar nga kampi për në Damask nga Gjysmëhëna e Kuqe, e ndërsa do të jetë vetë kryeministri Edi Rama që do t’i shoqërojë drejt Shqipërisë për t’i bashkuar me familjes. Rama u nis pasditen e sotme drejt Libanit, teksa njoftoi se shumë shpejt do të nisë edhe një fazë e dytë për rikthimin e shqiptarëve të tjerë.

“Një hap nga finalizimi i fazës së parë operacionit kompleks për nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga ferri i kampeve të Sirisë, pas një përpjekjeje diplomatike prej më shumë se një viti tanimë. Nëse me ndihmën e Zotit gjithçka do të shkojë sipas planit, nesër do të kthejmë në atdhe katër fëmijë dhe do të hapim rrugën për finalizimin e fazës së dytë, ku do të kthejmë edhe pjesën tjetër”, tha Rama.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0