Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës: Bllokohen në kufij nga kolonat e gjata

HomeAktualitet

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës: Bllokohen në kufij nga kolonat e gjata

Mërgimtarët ia kanë mësyer Kosovës dhe kështu ata kanë filluar që të mbesin në kolona të gjata nëpër kufijtë e shteteve të ndryshme, shkruan Gazeta Lajmi.

Edhe pse në gjithë botën është përhapur pandemia e koronavirusit, kjo nuk po i ndalë bashkatdhetarët tanë që të vijnë në Kosovë.

Numri i tyre nuk është edhe shumë i madh që po vijnë, ku zakonisht këto javë të korrikut viteve të tjera ka pasur numër më të madh të atyre që kanë zgjedhur Kosovën për të kaluar pushimet e tyre.

Padyshim që koronavirus ka ndikuar që ky numër të bie për këtë vit.

Mirëpo ka mërgimtarë që ja kanë mësyer me veturë rrugës për në Kosovë, ku edhe kanë ngecur në kufij.

Një mërgimtarë ka publikuar video nga kufiri Slloveni-Kroaci mbrëmë, ku fluksi i veturave duket se është i madh dhe pritjet janë të gjata.

Ndërkaq sot Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka raportuar se fluksi në pikat kufitare është i qetë dhe pritjet për hyrje dhe dalje janë 3 deri në 5 minuta.

Më poshtë keni linkun e Ministrisë së Punëve të Brendshme ku mund të shihni në kohë reale fluksin nëpër pikat kufitare.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0