“Memo” i famshëm që përloti shqiptarët mundohet të mësoj shqipen

HomeAktualitet

“Memo” i famshëm që përloti shqiptarët mundohet të mësoj shqipen

E kush nuk e mban mend “Memon” nga filmi “Mrekullia në qelin Nr.7” që gjatë periudhës së karantinës përloti të gjithë me rolin e tij.

Roli i luajtur aq bukur nga aktori i famshëm turk, Aras Bulut Iynemli, ai ka fituar zemrat e miliona njerëzve nga gjithë bota, duke thyer rekorde shikueshmërie, shkruan Indeksonline.

E pikërisht protagonist i këtij seriali ishte i ftuari i radhës në emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli” që transmetohet në Klan Kosova.

Ndër pyetjet e shumta ku foli për karrierë dhe planet e tij, në një moment ai tentoi të fliste disa fjalë në gjuhën shqipe, e te të cilat hasi në vështirësi.

Megjithatë aktori simpatik dhe shumë i talentuar gjatë intervistës tregoi modestinë që e karakterizon e që është edhe njëra nga arsyet që tashmë numëron miliona fansa, e të shumta janë edhe ata shqiptarë.

Momenti në videon më poshtë./Indeksonline/

https://www.instagram.com/p/CGaSqK6pxSn/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0