“Më shka tërruan”, Mihal Kokëdhima shfaqet i përlotur para kamerave dhe i rrënuar psikologjikisht(VIDEO)

HomeAktualitet

“Më shka tërruan”, Mihal Kokëdhima shfaqet i përlotur para kamerave dhe i rrënuar psikologjikisht(VIDEO)

Videoja ku Mihal Kokëdhima, pronar i restorantit ‘Panorma’ në Porto Palermo, hipte sipër një makine me turistë spanjollë dhe i dhun onte, tron diti opinionin publik vitin e kaluar.

Por në gusht të këtij viti Kokëdhima u rikthye sërish në vëmendje pasi është filmuar duke u bërtitur disa pushuesve që kishin kaluar një gardh në breg të detit në një pronë të zaptuar nga ai.
Mënyra si ai iu flet këtyre personave është me fye rje dhe shar je nga më të ndryshmet. “Ik nga prona ime gjej rrugën nga të duash, ik ore pis o lango, ore q en hajde këtu po ta mbajti si mund të hipësh mbi gardh unë e kam rrethuar”, dëgjohet duke thënë në video Kokëdhima.

Lidhur me këtë ngjarje, Kokëdhima ka folur në intervistën ekskluzive për “Shqipëria Live” ku u shpreh se “këto janë gjëra kaq të ulëta, janë idio tizma, posht ërsia”.

“Unë ë rrethova pronën time, edhe në dijeni të policisë. Kur isha në burg ishin futur të gjithë. Unë isha këtu, e ju them ku shkoni, e ata më rrinin e më shikonin. I pyesja se çfarë donin, e ju thosha shkoni mbrapa se do më shkátërronin gardhin. Ata u larguan duke sharë e shava edhe unë. Edhe unë kam ndjenja. Jam i rrënuar psikologjikisht.
Po të më thoshte më fal do të ngrija duart, por ata sha në. Edhe ár mët më kanë nxjerrë, më kanë thënë se do të vra sim. Erdhi policia të nesërmen dhe më pyeti se çfarë ndodhi, thashë skam gjë. Shkát ërrova veten time në radhë të parë. Ata ta shqyejnë gardhin e unë do ta rregulloj vazhdimisht derisa të vinë ditë të bukura edhe për ne, këto fjalë janë të sinqerta. I dua të gjithë, i dua njerëzit”, tha ai me lot në sy.

“Nuk e meritoja këtë dë nim. Nuk kam çfarë të them tjetër. Nuk bëra asgjë. Çdo kush mund të reagonte si unë”, përfundoi rrëfimin Mihali./fax

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0