Me një femër në krah, e festë me pije, Muriq s’u mërzit për humbjen hiç

HomeAktualitet

Me një femër në krah, e festë me pije, Muriq s’u mërzit për humbjen hiç

Djelmoshat e përfaqësueses së Kosovës nuk e kanë më entuziazmin dhe dashninë e fanelës siç e kishin pak kohë më parë. Dy ndeshjet e fundit e kanë dëshmuar më së miri këtë.

Një Maqedoni Veriore aq e plogësht dhe një Slloveni pa disa nga yjet e saj, kanë arritur të mposhtin Kosovën që para një viti ishte arrë e fortë edhe për Anglinë, Çekinë e Bullgarinë, shkruan Indeksonline.

Se ka humbur serioziteti në përfaqësuese, tregojnë edhe këto pamje të portierit të parë të Kosovës, Aro Muriq. Portieri kosovar shihet në shoqërinë e një femre, i buzëqeshur e në qef, duke festuar me pije pranë asaj.

Madje, në një postim shihet edhe mbishkrimi “Gzuar për kombëtaren”! Për çka gëzuar? Për një vit që po bëhen për Kosovën pa fitore, apo për dy humbje brenda tre ditëve!? /Indeksonline/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0