Mbyllen hetimet: Policja që vr au gjithë familjen në Gjilan, ka vuajtur nga çrregullimi paranoid

HomeAktualitet

Mbyllen hetimet: Policja që vr au gjithë familjen në Gjilan, ka vuajtur nga çrregullimi paranoid

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Kr ime të Rënda, ka mbyllur hetimet për vde kjet e dyshimta të anëtarëve të familjes Bllaca, në Gjilan.

Prokuroria në Gjilan ka konstatuar se e ndjera Valdete Bllaca ka kryer vra sjet e familjarëve dhe më pas ka kryer vetëvr asje.

“Se e ndjera V.B., me armë zyrtare ka kryer vr asjet e familjarëve dhe më pas ka kryer vetëvra sjen vërtetohet nga deklaratat e dëshmitarëve, ekzaminimet e dëshmive nga vendi i ngjarjes, raportet e autopsive, ekzaminimet e telefonave, ekzaminimet e dorëshkrimeve, ekzaminimet e raporteve mjekësore, raportet e këqyrjes së vendit të ngjarjes, video incizimet dhe nga prova të tjera të siguruara nga prokurori i shtetit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

Sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan vr asjet e familjes Bllaca nuk janë shkaktuar nga veprimet inkriminuese të personave tjerë.

“Prokuroria në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar veprime hetimore intensive, me ç’rast nga të gjitha veprimet e ndërmarra është vërtetuar se vrasjet e anëtarëve të familjes Bllaca, nuk janë shkaktuar nga veprimet inkriminuese të personave tjerë, qoftë me shtytje, ndihmë ose bashkëkryerje.Sipas raporteve të autopsisë, të gjitha vde kjet janë të dhunshme, të cilat kanë ardhur si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit. Nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike është kërkuar ekspertizë për gjendjen e tani të ndjerës V.B., sipas së cilës është konstatuar se e ndjera ka vuajtur nga çrregullimi i personalitetit paranoid, prandaj edhe nuk i është lejuar mbajtja e ar mës dhe i është rekomanduar ndërrimi i vendit të punës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0