Mbi 1.000 të infektuar me koronavirus në Kosovë

HomeAktualitet

Mbi 1.000 të infektuar me koronavirus në Kosovë

Ka arritur në mbi një mijë raste numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus në Kosovë.

Nga data 08 shkurt deri më 20 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.406 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Prej tyre sipas IKSHPK-së pozitive rezultojnë gjithsej 1.003 raste.

Nga këto raste të regjistruara me Covid-19, Kosova ka gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot, është gjithësej 772 raste.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0