Mbappe flet për momentin e rëndë: Kam qarë gjithë natën, por u përpoqa të mos dukesha i dobët para të tjerëve

HomeSport

Mbappe flet për momentin e rëndë: Kam qarë gjithë natën, por u përpoqa të mos dukesha i dobët para të tjerëve

I pranishëm në një konferencë shtypi pas ndeshjes kundër Leipzig në Champions League, të cilën PSG e fitoi me rezultatin 3-0, Kylian Mbappe pëveçse komentoi triumfin ndaj gjermanëve, vlerësoi maksimalisht performancën e shokut të tij të skuadrës Neymar.

Sulmuesi francez e ka pranuar se pas lëndimit që kishte pësuar ndaj Saint-Etienne ka qarë tërë natën duke menduar se sezoni tij kishte mbaruar.

“Jemi shumë të lumtur që jemi në finale. Sinqerisht, pas dëmtimit kundër Saint-Etienne mendova se kisha mbaruar. Thashë se mbaroi sezoni për mua. Kam qarë gjithë natën, por u përpoqa të mos dukesha i dobët para të tjerëve,” ka thënë Mbappe.

“Tani mendoj vetëm për të dielën. Dua të fitoj Champions-in. Cilin dua në finale, midis Lyon dhe Bayern Munich? Unë do të doja Lyon, sepse është ekip francez. Do të ishte një ngjarje e veçantë për kombin tonë. Nëse kualifikohet Bayern Munich, do të jetë mire, sidoqoftë. Do të jetë një ndeshje e vështirë”.

Në fund foli edhe mbi përmirësimet si ekip dhe personalisht:

“Unë dhe Neymar jemi përmirësuar. Kuptuam që për të fituar kemi nevojë për shokët e skuadrës. Kjo është mënyra e vetme për të ecur përpara në këto gara. Nuk kemi pse të përqendrohemi vetëm te vetja”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0