“Mbajtja e zgjedhje në këtë kohë, është luks për Kosovën”

HomePolitike

“Mbajtja e zgjedhje në këtë kohë, është luks për Kosovën”

I dyti i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se mbajtja e zgjedhjeve në këtë kohë është tepër luksoze.“Duke pasur parasysh mos realizimin e rekomandimeve të BE-së për sistemin zgjedhor, duke pasur parasysh pandeminë, duke pasur parasysh gjendjen sociale që është duke rënduar në kohë pandemie. Efekti i pandemisë në ekonomi, kosto buxhetore të zgjedhjeve, është tepër luksoze me kërkuar, me dalë njerëzit në zgjedhje të një lideri apo partie politike”, thotë ai.
Në linjë të njëjtë me Hazirin u shpreh edhe nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, partitë e të cilëve po mëtojnë të formojnë qeverinë e ardhshme. Gjini thotë , se ky kuvend duhet të qojnë mandatin deri në fund.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0