Marrëveshja në Washington, Baton Haxhiu: Ishte “show” për Shtëpinë e Bardhë

HomeAktualitet

Marrëveshja në Washington, Baton Haxhiu: Ishte “show” për Shtëpinë e Bardhë

Gazetari Baton Haxhiu ka një vështrim kritik lidhur me marrëveshjen e firmosur në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.

Në studion e emisionit “Opinion” Haxhiu tha se kjo marrëveshje nuk sjell asgjë në implementimin e saj duke e cilësuar si veç “një show për Shtëpinë e Bardhë”.

“Të gjitha pikat kanë qenë në marrëveshjet Evropiane, në Potsdam, në Berlin dhe në Sofje. Pika që ka të bëjë me Izraelin ka qenë shumë e diskutuar, sepse edhe Turqia ka qenë kundër vendosjes së ambasadës. Asnjë pikë nuk ka forcën implementuese. Nëse s’do merrte pjesë Kosova do bënte gabim, por pjesëmarrja në këtë marrëveshje, përveçse një shoë në Shtëpinë e Bardhë nuk sjell asgjë në implementimin e saj. Kjo marrëveshje do të përballet në Bruksel”, tha Haxhiu, duke shtuar se pas kësaj SHBA nuk do të impenjohen më me çështjen e Kosovës.

“Ky është momenti i fundit kur SHBA do të angazhohen për Kosovën në të ardhmen”, tha gazetari.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0