Marrëveshja Kosovë-Serbi, Dacic hedh poshtë pretendimet e Qeverisë Hoti

HomeAktualitet

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Dacic hedh poshtë pretendimet e Qeverisë Hoti

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, u cilësua si sukses nga administrata amerikane, por dhe nga pala serbe. Ndryshe ndodh me shqiptarët e Kosovës, pasi është një marrëveshje me shumë pikëpyetje.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, ka folur në lidhje me marrëveshjen dhe tregon se të vetmit që kanë përfituar kanë qenë serbët, pasi nuk ka marrëveshje me Kosovën. “Ajo që është e sigurt është se nuk ka marrëveshje të nënshkruar nga ana e Vuçiçit dhe kryeministrit të Kosovës Hoti, kanë qenë tekste të ndara ato që janë nënshkruar nga “pala jonë dhe pala e tyre”. Nuk ka asnjë dokument të nënshkruar me Kosovën,

“Së pari duhet pajtuar në prioritete, nën një ne kemi hedhur nga ajo marrëveshje pjesën që ka të bëjë me statusin dhe zgjidhjen politike, përkatësisht tentimin që të imponohet që Serbia të pranoj në njohje të ndërsjellë. Nën dy, me këtë dëshmohet se çështja e Kosovës nuk është zgjidhur, sepse nëse kjo çështje hidhet, do të thotë tek duhet të bisedohet. Krahasuar me të shkuarën, me gjasë kjo do qëndronte në ndonjë preambulë edhe nëse Serbia nuk do pajtohej, takimi nuk do mbahej. Do të thotë ky është një ndryshim rrënjësor i administratës amerikane“, tha Dacic.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0