Marrëveshja e fshehtë e Hotit me Blerim Devollin për Telekom -“Z-mobile”

HomeAktualitet

Marrëveshja e fshehtë e Hotit me Blerim Devollin për Telekom -“Z-mobile”

Pas gati 2 muajsh që Z Mobile kishte bllokuar xhirollogaritë e Telekomit, për shkak të borxhit që kërkonte sipas tyre për shkëputje të parakohshme të kontratës, me intervenimin e qeverisë Hoti, konkretisht Ministrisë së Ekonomisë, u arrit një marrëveshje mes Devollëve dhe PTK-së.

Gazeta inFokus ka siguruar dokumentin e kësaj marrëveshje të cilën qeveria nuk e bëri asnjëherë publike e madje nuk u fol asnjëherë për detaje të kësaj marrëveshje, vetëm u përmend një herë sipërfaqësisht nga ish ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi, i cili tha se marrëveshja është arritur.

E nga kjo marrëveshje të vetmit të cilët po dëmtohen janë punëtorët e Telekomit dhe Postës së Kosovës ku një pjesë e tyre ka mbetur pa paga.
Marrëveshja u quajt “Marrëveshje mirëkuptimi” por që në fakt obligon Telekomin të paguajë borgjin ndaj Z Mobile në një afat kohor prej dy vitesh, e pagesa e parë është bërë, sot me 15 janar, një shumë prej 740 mijë euro.

Dhe një shumë të tillë, Telekomi i Kosovës do të paguajë çdo muaj që nga data e sotme, e me çka rrezikon që punëtorët e kësaj ndërmarrjeje të mbesin pa paga, e që disa nuk e kanë marrë ende as pagën e dhjetorit.

Detaje nga Marrëveshja

Sipas marrëveshjes, nenit 2, palët kanë këto detyrime:
Mediat kishte raportuar një muaj më parë për këtë marrëveshje të arritur në mes të Z Mobile dhe Telekomit, e cila u konfirmuar nga zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.

Mirëpo prapë nuk u dhanë detaje të kësaj marrëveshje. Po ashtu edhe Kryetari i Sindikatës së Punëtoreve të Telekomit, Lamih Balaj kishte pohuar se nuk ka qenë në dijeni se në ditën e zhbllokimit të xhirollogarive është arritur kjo marrëveshje.

Balaj këtë e ka quajtur, zhvatje të buxhetit të Telekomit.

“Jo unë nuk kam pas mundësi me pa këtë marrëveshje të arritur për kthimin e kishe borxhit ndaj Z-mobile, qeveria konkretisht ministri Kuçi ka qenë ndërmjetësues dhe ne nuk kemi që të pranishëm sepse për ne ky borxh është zhvatje e buxheti nga krimi i organizuar dhe ne kemi kërkuar dhe kërkonim që Qeveria te ngre padi ndaj ish kompanisë Z-Mobile në gjykatë për shkak të mjeteve të zhvatura të lidhura mbi kontrata të dëmshme”, kishte deklaruar Balaj.

Edhe Muhamet Xhemajli, Kryetar i Sindikatës Profesionale të Telekomit të Kosovës, kishte deklaruar se qeveria e Kosovës e ka bërë të qartë se prioritet i ka Devollët dhe jo kompanitë publike.

“Tashmë është e qartë se prioritet i Qeverisë është Devolli dhe jo kompanitë publike të cilat po falimentojnë me bekimin dhe para syve të Aksionarit”, kishte pohuar Xhemajli.

Sipas tij, kryeministri Hoti dhe ish-ministri Kuçi përveç që nuk e kanë mbajtur zotimin e tyre publik, ata kanë vazhduar së injoruari çdo kërkesë të Telekomit për mbështetje, madje duke bllokuar dhe duke mos qenë as garantues i ndonjë huaje apo kredie, barrë kjo që e obligon Aksionarin bazuar në Ligjin për Ndërmarrjet Publike.

“Nëse dikush ka kontribuar në degradim ekstrem të Telekomit, sidomos në kushtet e pandemisë, është vetë Aksionari dhe përgjegjësia bie direkt mbi të”, tha Xhemajli duke paralajmëruar një revoltë të thellë të punëtorëve të Telekomit, në rast se nuk ndryshon kjo qasje e Qeverisë që favorizon Devollët, që detyron Telekomin t’ia paguajë 740 mijë euro Z Mobile dhe kështu të shkel me të dy këmbët premtimet e veta.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0