Maqedoni e Veriut: Shpallet gjendja e jashtëzakonshme e re për 14 ditë

HomeAktualitet

Maqedoni e Veriut: Shpallet gjendja e jashtëzakonshme e re për 14 ditë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shpalli gjendje të jashtëzakonshme të re për 14 ditë për shkak të krizës me koronavirusin e ri (COVID-19), duke përmendur si shkak zbatimin e masave ekonomike dhe sociale.Sot u mbajt seanca e gjashtë e Këshillit të Sigurimit në të cilën u diskutua gjendja e jashtëzakonshme e shpallur për shkak të pandemisë COVID-19.

Pas seancës, presidenti Pendarovski mbajti një konferencë për media.Ai informoi se në seancën e sotme është rishikuar raporti i paraqitur nga Qeveria për zbatimin e gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur për herë të dytë në 17 Prill.

Pendarovski tha se në seancë, Kryeministri Spaovski ka informuar për 30 ditët e kaluara dhe ka sqaruar propozimin e qeverisë për të rishpallur gjendje të jashtëzakonshme për 30 ditë tjera.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0