Makinat 3 Z shpenzuan 26 milion euro naftë

HomeEkonomi

Makinat 3 Z shpenzuan 26 milion euro naftë

Vendimi parasheh që një gjë e tillë mund të bëhet vetëm me një aprovim paraprak nga institucioni përkatës.Ditë më parë.

Në bazë të të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave në raportin vjetor financiar të vitit 2019, institucionet qendrore dhe lokale kanë shpenzuar 8.5 milionë euro në vitin 2019 për karburant për vetura.Ministria e Financave ka njoftuar se këto të dhëna që nuk janë ende të audituara.Në vitin 2018 dhe 2017 janë shpenzuar më shumë para për karburantin e veturave se sa në vitin 2019. Në dy vitet, 2018 dhe 2017, institucionet kanë shpenzuar para për karburant për vetura në vlerë prej 8.7 milionë euro.Në tri vitet e fundit, 2017, 2018 dhe 2019, institucionet lokale dhe qendrore kanë shpenzuar në total 26 milionë euro.

Vendimi i kabinetit Kurti gjithashtu parasheh që të gjitha targat civile të kthehen në targa zyrtare.“Qeveria e ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për racionalizimin e shpenzimeve gjatë përdorimit të automjeteve zyrtare të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe kthimin e të gjitha targave civile në targa zyrtare. Vendimi shfuqizon të gjitha vendimet për aprovime të veçanta të përdorimit 24 orë të automjeteve zyrtare të nxjerra mbi bazën e nenit 3 paragrafi 3.3 të Udhëzimit Administrativ për përdorimin e automjeteve të Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ekzekutivit kosovar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0