LVV kishte 51 deputetë më 14 shkurt, pas zgjedhjes së Presidentes ka 55

HomeAktualitet

LVV kishte 51 deputetë më 14 shkurt, pas zgjedhjes së Presidentes ka 55

Lëvizja Vetëvendosje fitoi 50.2% në zgjedhjet parlamentare.

Kështu, ajo fitoi 58 deputetë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Prej këtyre deputetëve, 7 ishin të listës Guxo që u shkrinë në listën e VV-së para zgjedhjeve.

Vjosa Osmani, Donika Gërvalla, Haxhi Avdyli, Faton Peci, Doarsa Kica Xhelili, Jeta Statovci, Burim Karameta, ishin deputetët që dolën më të votuar në zgjedhje e që i takonin kësaj liste.

Prej këtyre, Peci e Gërvalla u bënë ministra në Qeverinë Kurti. Ndërsa Vjosa Osmani u zgjodh si presidente më 4 prill. Kështu, Lista Guxo mbeti me 4 deputetë pasi të gjithë deputetët që u zëvendësuan i takonin Lëvizjes Vetëvendosje.

Enver Haliti, Shqipe Isufi, Mirsad Shkreta, Gramos Agusholli, Alban Bajrami, Jahja Kokaj, Hidajet Hyseni Kaloshi, Ekrem Mustafa dhe Enver Dugolli, ishin deputetët që u futën në Kuvend.

Të gjithë këta i takojnë VV-së si subjekt politik.

Ndërkohë, Yllëza Hoti zëvendësoi mbrëmë Vjosa Osmanin. Edhe kjo i takon VV-së.

Ndërsa dicka tjetër kishte ndodhur në momentin kur po votohej Presidentja. Adelina Granica iu bashkua VV-së duke lënë PDK-në.

Tani VV ka 55 deputetë, ndërkohë grupi i VV-së ka 59 së bashku me Listën Guxo.

Ndërkohë, deputetja e AAK-së Arbena Reshitaj u përjashtua nga AAK pasi vendosi të votojë për Osmanin si Presidente, mirëpo ajo ka bërë të ditur se nuk do i bashkohet asnjë subjekti dhe do të garojë si e vetme. /Gazeta Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0