“LVV-ja s’duhet të pengojë punimet e Kuvendit, ndaj Selmanajt mund të ngritet mocion mosbesimi”

HomeAktualitet

“LVV-ja s’duhet të pengojë punimet e Kuvendit, ndaj Selmanajt mund të ngritet mocion mosbesimi”

Seanca e paraparë të mbahet dje është ndërprerë nga LVV-ja, pasi të njëjtit kanë qenë kundër pjesmarrjes së zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj në seancë, pas deklaratave të tij për të pagjeturit.

Ata kanë kundërshtuar qëndrimin e Selmanajt në Kuvend me ovacione dhe thirrje për largimin e tij, ç’ka sjellë ndërprerjen e seancës.

Ndërpreja e punimeve të Kuvendit në një mënyrë të tillë po shihet me skepticizëm nga njohësit e çështjeve politike.

Analisti politik, Shemsi Jashari ka deklaruar për “Gazeta Blic” se nuk duhet të pengohet puna e Kuvendit pasi i njëjtë nuk është se ka edhe produktivitet të lartë.

“Pengimi i mbajtjës së seancës nga LVV-ja me arsyetimin se nuk pranojnë që zv kryeministri Driton Selmanaj të jetë në senaca të Kuvendit është edhe një veprim presioni për qeverinë dhe mendoj se mesazhi është dhënë qe qëndrimi i z.Selmanaj nuk ka pasur qendrim korrekt në raport me të zhdukurit, sidoqoftë mendoj nuk duhet të vazhdoj pengimi i punës së seancave pasi edhe ashtu Kuvendi është shumë joproduktiv”

Ai tutje shprehet se koalicioni LDK-LVV si qëllim të tyre kanë patur vetëm dëmtimin nga brenda të njëri-tjetrit.

“Padurueshmëria dhe mungesa e mirëkuptimit mes LVV dhe LDK ka qenë dhe vazhdon të jetë mjaft e lartë dhe koalicioni mes tyre në zgjedhjet e fundit të tetorit 2019,duke promovuar shpresë për ndryshim ka qenë një mashtrim i madh për qytetarët.Nga ajo që shihet pas prishjes së këtij koalicioni dhe shkarkimit të qeverisë Kurti del se qellimi i vërtet i këtij koalicioni ka qenë demtimi nga brenda i njëra tjetrës e jo ofrimi i një qeverisje ndryshe”

Shemsi Jashari, Njohës i çështjeve politike

Ndërsa njohësi i çështjeve politike, Rasim Alija, thotë se kjo legjislaturë e Kuvendit është më e dobëta që nga pas-lufta.

Ai thekson se ka mënyra të tjera që mund të shprehet pakënaqësia për një ministër apo deputet të caktuar duke përmendur moscionin e votëbesimit.

“Konstatimi i përgjithshëm është që kjo legjislaturë e Kuvendit është simptomatike, sëmundja e saj është që kjo legjislaturë edhe në përbërjen e saj ka deputetë të rinj, në kuptimin që për herë të parë e ushtrojnë rolin e parlamentarit dhe ju duhet kohë dhe kulturë me e kuptu cila është sjellja në parlamentin e Kosovës, e dyta është legjislaturë më të dobët nuk ka patur Republika e Kosovës, madje as legjislaturat e para fill pas luftës kanë qenë shumë më të mira në kuptimin e përfaqësimit të figurave që kanë qenë pjesë e parlamentit”

“Në aspektin e asaj që ka ba Lëvizja Vetëvendosje dje absolutisht që është instrumenti tyre që të bojkotojnë ose pamundësojnë një zëvendëskryeministri a ministri pjesmarrjen në Kuvend. Si praktikë është edhe në sistemet tjera parlamentare mirëpo sa është aty LVV-ja ka edhe instrumenta të tjerë, një prej instrumentave është edhe ngritja e mocionit të mos-besimit për ministrat e caktum. E ngrit një mocion mosbesimi, ai mocion votohet dhe rrjedhimisht përfundon me shkarkimin e ndonjë zëvendësministri, zëvendëskryeministri apo edhe të gjithë qeverisë. Pra për të ardhur tek veprimet e LVV-së, duhet të shfrytëzohen instrumenta të tjerë, jo të shkohet me bllokadë të Kuvendit të Kosovës” deklaroi Alija për Gazeta Blic.

Rasim Alija, Njohës i çështjeve politike

Deklarata e Selmanajt për të pagjeturit shkaktoi shumë polemika në vend, ku u kërkua madje edhe shkarkimi i tij. /Gazeta Blic/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0