Lushtaku shkon në veri të Mitrovicës: Problem mjaft i madh mbetet edhe më tej rivitalizimi i urës së Ibrit

HomeAktualitet

Lushtaku shkon në veri të Mitrovicës: Problem mjaft i madh mbetet edhe më tej rivitalizimi i urës së Ibrit

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Mërgim Lushtaku ka njoftuar se këtë fundjavë e ka kaluar në pjesën veriore të Mitrovicës.

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Mërgim Lushtaku, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se këtë fundjavë e ka kaluar në pjesën veriore të Mitrovicës, duke vizituar qytetarët tanë atje.

Postimi i plotë:

Këtë fundjavë vendosa t’ia kushtoj qytetarëve tonë shqiptarë të cilët jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës.

Gjatë takimeve me ta, kuptova për së afërmi sfidat dhe problemet e shumta me të cilat ballafaqohen dhe njëkohësisht indinjatën e tyre ndaj mungesës së mbështetjes institucionale.

Problem mjaft i madh dhe i veçantë mbetet edhe më tej rivitalizimi i urës së Ibrit i cili paraqet pengesë në lëvizjen e lirë të njerëzve, kurse punimet në rregullimin e shtratit të lumit Ibër i cili është një projekt madhështor që do të ofroj pamje jashtëzakonisht të bukur të qytetit të Mitrovicës duket se po vazhdojnë vetëm në anën jugore sepse në atë veriore nuk është bërë asnjë hap i vetëm. /Lajmi.net/

SHPËRNDAJE

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0