Lushtaku: Nuk e prisja që Albin Kurti të pranonte UDB-ash në Vetëvendosje

HomeAktualitet

Lushtaku: Nuk e prisja që Albin Kurti të pranonte UDB-ash në Vetëvendosje

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, ka zbuluar se është takuar me kryeministrin në detyrë të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin, duke thënë se ky i fundit ka vizituar atë kur ka dalur prej burgut.I ftuar në ‘Personale’ të RTV Dukagjinit, Lushtaku tutje ka shtuar se kjo vizitë ka ndodhur në vitin 2004, duke shtuar se nuk ka qenë e pritshme nga ai që njerëzit, të cilët sipas tij, e urrejnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe janë pjesë e shërbimit sekret jugosllav, UDBA të jenë në partinë e Kurtit, duke nënkuptuar këtu ish-këshilltarin e Kurtit, Shkelzen Gashin.
“Në vitin 2004 Albin Kurti më vizitoi kur dola nga burgu, por nuk e kam pritë që njerëzit që urrejnë UÇK’në dhe janë Udbash të jenë në partinë e tij, nuk e ka respektin tim që e kishte dikur për këtë arsyeje”, tha Lushtaku në Personale të RTV Dukagjinit.

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, tutje komentoi edhe qeverisjen e Kurtit për të cilin thotë se e pati rastin por e humbi vetë, duke shtuar se në lidhje me çështjen e bajrakut për të cilën Kurti akuzoi kryetarin e AAK’së, Ramush Haradinajn, është lideri i VV’së ai i cili e lëshoi flamurin.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0