Lushtaku-LDK-së: Mashtruat se do luftoni monopolin dhe krijuat një të ri për Covid-19

HomePolitike

Lushtaku-LDK-së: Mashtruat se do luftoni monopolin dhe krijuat një të ri për Covid-19

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lështaku, ka thënë se ata të cilët e “kishin gojën plotë për prishje të monopolit në homologim, kur erdhën në qeverisje jo që e harruan atë dhe nuk u morën fare por krijuan një të ri”.

Ky reagim i Lsuhtakut vije pas raportimeve se testet PCR për Sars-Cov-2 të cilat po bëhen në laboratorin privat “Medical & Laboratori Services”, që është nën pronësi të vajës së Blerim Devollit, po iu kushtojnë qytetarëve kushtojnë 200 euro.

Postimi i plotë:

Ata të cilët e kishin gojën plotë për prishje të monopolit në homologim, kur erdhën në qeverisje jo që e harruan atë dhe nuk u morën fare por krijuan një të ri.Është e turpshme se si Ministria e Shëndetësisë ka lejuar operimin e një kompanie të vetme për kryerjen e testeve PCR për Covid-19.
Edhe më keq, kur në këtë situatë tejet të rëndë ekonomike, qytetarët përveç që nuk kanë liri të zgjedhjes ata dëmtohen me çmime abnormale të shtrenjta.
Institucionet përkatëse, urgjentisht duhet të veprojnë dhe t’i ndalin këto abuzime! /Lajmi.net/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0