“Lufta” vazhdon: Ja çfarë deklaron Lajçak rreth akuzave të Thaçit se Slovenia fajtore e dështimit të Thacit për antarsim në UNESCO

HomeAktualitet

“Lufta” vazhdon: Ja çfarë deklaron Lajçak rreth akuzave të Thaçit se Slovenia fajtore e dështimit të Thacit për antarsim në UNESCO

“Sllovakia ka votuar kundër kërkesës së Kosovës për t’iu bashkuar Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, për shkak se Prishtina dhe Beogradi duhet të bien dakord për propozime të tilla me marrëveshje të përbashkëta”.Kjo ishte deklarata e ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajcak, të cilën e ka dhënë në nëntor të vitit 2015, menjëherë pas përfundimit të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, ku kërkesa e Prishtinës zyrtare për t’u bërë anëtare e kësaj organizate nuk mori miratimin e shteteve që që duheshin.Për këtë presidenti Hashim Thaçi kishte kritkuar Lajçakun me t’u zgjedhur në këtë post.

“Unë vetë jam dëshmitar sepse në UNECSO kemi humbur për dy vota, Lajçkan në fund e ka mbyllë telefonin dhe ka votuar kundër Kosovës.
Por, sot kur Lajçak po qëndron në Prishtinë pati një përgjigje për të parin e Kosovës rreth votës së tij kundër Kosovës në UNESCO.“Ne ishim shumë të qartë me Thaçin lidhur me këtë. Nuk mendoj që duhet të elaborojmë. Ai e di saktësisht cila është storia, unë e di se cila është storia”.

Thaçi në Rubikon të Klan Kosovës, kishte thënë se nuk beson që Lajçak mund t’ia sjellë njohjen e Serbisë Kosovës. Madje, ai kishte thënë se shkon në dialogun e kryesuar nga SHBA, ndërsa atë të lehtësuar nga BE ia lë Qeverisë Hoti.“Lajçak s’e ka atë mbështetje për të lëvizuar përpara procesin për njohje reciproke. Ai duhet të dijë se vjen në Kosovë në një vend të pavarur dhe sovran dhe jo në një vend me rezolutën 1224. Duhet të punojmë ngushtë me SHBA-në dhe BE-në sepse destinacioni i ynë i vetëm është BE, por kjo duhet të jetë korrekte me Kosovën”, kishte thënë Thaçi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0