Luan Haradinaj: Krenar që do t’i shërbej popullit dhe atdheut tim, për mbrojtjen e tyre s’do kursej as jetën

HomeAktualitet

Luan Haradinaj: Krenar që do t’i shërbej popullit dhe atdheut tim, për mbrojtjen e tyre s’do kursej as jetën

Kadetë të shumtë kanë diplomuar sot në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ndër ushtarët e rinj të Kosovës është edhe Luan Haradinaj, djali i heroit të kombit, Shkëlzen Haradinaj.

Pas ceremonisë së diplomimit, Luan Haradianj u shpreh se ky rrugëtim i cili nisi katër vjet më parë ishte i vështirë, por me shumë krenari, transmeton GazetaLajmi.

Madje ai shtoi se dëshira e vullneti për t’u bërë oficer i ushtrisë theu çdo pengesë, kaloi çdo barrierë.

Postimi i plotë:

Katër vjet më parë filluam të rrugëtonim së bashku me gjeneratën ‘020. Rrugëtim i vështirë, por me shumë krenari. Dëshira e vullneti i madh për t’u bërë oficer të ushtrisë sonë, theu çdo pengesë, kaloi çdo barrierë.
Katër vjet studime, trajnim dhe zhvillim për gjeneratën. Puna dhe mundi ynë u kurorëzua me gradimin nëntoger në Forcat e Armatosura.
Shumë krenar dhe i privilegjuar që do t’i shërbej popullit dhe Atdheut tim. Dhe për mbrojtjen e tyre nuk do të kursej as jetën time.
Përjetësisht mirënjohës dëshmorëve!
Përjetësisht mirënjohës eprorëve, vartësve, miqve dhe partnerëve!

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0