“Lu fta” e Kurtit dhe Thaçit ndaj Gjykatës Kushtetuese, Krasniqi tregon çfarë vendimi pret

HomePolitike

“Lu fta” e Kurtit dhe Thaçit ndaj Gjykatës Kushtetuese, Krasniqi tregon çfarë vendimi pret

Të premten do të publikohet vendimi zyrtar nga Gjykata Speciale lidhur me dekretin e presidentit Thaçi për mandatarin për formimin e Qeverisë së re.

Por, ka pasur lajme vendimi do të jetë në favor të presidentit, edhe pse ende nuk dihet vendimi përfundimtar.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se pritet që të aprovohet kërkesa për formimin e Qeverisë Hoti.

“Duke u bazuar në media të shkruara së vendimi është në favor të Presidentit, ku edhe afati i dhënë nga Gjykata Kushtetuese është në fund të javës saktësisht të premten pritet që të aprovohet kërkesa e Presidentit, duke ju mundësuar edhe z. Hoti për formimin e qeverisë”, ka thënë ai.
Sipas Krasniqit, presidenti dhe kryeministri kanë hapur një luftë mes vete dhe presidenti dëshiron që me ndikimin e tij mbi gjykatën, ta vë Kurtin para një akti të kryer.
“Presidenti dhe Kryeministri kanë shfaqur një luftë të hapur mes veti, ku presidenti me ndikimin e tij mbi Gjykatën Kushtetuese dëshiron ta vë z. Kurti para një akti të kryer, gjithashtu duke e futur vendin në një krizë të re politike për ia humbur fuqinë elektorale Kryeministrit në detyrë”, është shprehur ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0