Loja me fjalë e Kurtit për Gjykatën Speciale

HomeAktualitet

Loja me fjalë e Kurtit për Gjykatën Speciale

  • Te infektuar: 790
  • Sheruar: 232
  • Vdekur: 22

Loja me fjalë e Kurtit për Gjykatën Speciale

Gazeta Express

29/04/2020 13:55

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës në një intervistë për “Euronews Albania” ka folur edhe rreth Gjykatës Speciale. Megjithatë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka dhënë një qëndrim të prerë rreth një gjykate të tillë. Në fillim thotë se Gjykata Speciale nuk mund të zhbëhet meqë është obligim kushtetues, derisa më vonë gjatë intervistës thotë e ajo nuk mund të vazhdojë misionin meqë sipas tij është një gjykatë e cila nuk ekziston.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se Gjykata Speciale nuk mund të zhbëhet me ligj meqë është e inkorporuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ka marrë miratimin e mbi 2/3 të deputetëve të Republikës së Kosovës kur është votuar.

“Nuk mund të zhbëhet Gjykata Speciale përderisa është obligim kushtetues i yni. Gjykata Speciale është miratuar në Kuvend me 82 vota, mbi 2/3 përmes një amdandamenti të famshëm 24. Nuk mund të zhbëhet me ligj ajo qe u bë me ndryshime Kushtetuese”, ka thënë Kurti.

Por kur pyetet nga gazetarja nëse Specialja do ta vazhdojë misionin sipas Kushtetutës së Kosovës, Kurti thotë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë meqë një gjykatë e tillë s’ka fare transparencë dhe se është një gjykatë fantazmë të cilën as s’mund ta zhbëjsh meqë nuk ekziston.

Kurti gjithashtu ka treguar se ka shprehur dëshirë që si kryeministër i Kosovës të takohet me drejtuesin e një gjykate të tillë.

“ Gjykata Speciale nuk mund ta vazhdojë misionin sepse ne nuk e kemi parë atë. Janë me qindra luftarë që janë thirrur në biseda intervistuese në Hagë dhe sot kur jemi në prag të 5 vjetorit të formimit të kësaj Gjykate Speciale, ne nuk e kemi asnjë aktakuzë, pra mungon transparenca është një gjykatë fantazmë. Nuk mund as ta shthurësh sepse nuk është. Ajo po funksionon shumë sukseshëm duke mos ekzistuar. Është gjykatë sui-generis e cila e ka një këmbë e jashtë Kosovës dhe një këmbë brenda. Unë si kryeministër i Republikës së Kosovës kam thënë se kam nevojë të takohem me kokën jo me njerën nga këmbët. Kjo gjykatë është shumë e çuditshme, dhe besoj se kjo gjykatë nuk e kalon Strasburgun nëse Kosova do të ishte anëtare e Këshillit të Evropës”, ka shtuar tutje kreu në detyrë i Qeverisë së Kosovës.

Sipas Kurtit, Gjykata Speciale është një gjykatë e cila ka disciplinuar një pjesë të komandantëve të UÇK’së që janë bërë politikanë dhe shton se duke discplinuar komandantët, ka mirëmbajtur edhe proceset të pa drejta negociatore me Serbinë.

“Ajo është një lloj fantazme e cila komandantët e kthyer në politikan, jo të gjithë, vetëm ata të kthyer në poliotikan, jo të gjithë veteranët, larg mendsh, sepse nga 20 mijë veteranët as 1 % s’janë në pushtet. Këta komandant të kthyer në politikan, qartazi janë diciplinuar nga Specialja ende pa vepruar ajo, vetëm nga kërcënimi se do të ngriten aktakuza.Specialja është njjë lloj fantazme që disciplinonte komandantët e kthyer në politikan, dhe në këtë mënyrë mirëmbante procese të pa drejta negociatore me Serbinë dhe një lloj dëgjueshmërie të asaj konjukture politike”, ka theksuar të martën mbrëma Kurti.

Ai tutje ka thënë se për gjithçka që ka ndodhur në Kosovë para dhe pas luftës ka nevojë për gjykata normale dhe jo për speciale.

“Për gjithçka që ka ndodhur gjatë luftës e pas luftës, ne kemi nevojë për gjykata normale, nuk kemi nevojë edhe për një gjykatë tjetër speciale. Tribunal i Hagës ishte Gjykatë Speciale, UNMIK-u një Gjykatë Speciale, EULEX-I gjykatë speciale, edhe një gjykatë më shumë speciale.. Kam nevojë se duhet ta trajtojm veten dhe të na trajtojn të tjerët normalisht dhe jo specialisht të përfundoj kjo epoka e speciales e të fillojë epoka e normales”, ka thënë ndër të tjera Albin Kurit./GazetaExpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0