Lobin shqiptar në Amerikë, Vuçiq e quan Lidhja e Tretë e Prizrenit

HomePolitike

Lobin shqiptar në Amerikë, Vuçiq e quan Lidhja e Tretë e Prizrenit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, deklaroi sonte se nuk është rastësi që Serbia, kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, pret shumë më tepër nga presidenti Donald Trump, sesa nga përfaqësuesit e disa administratave të mëparshme amerikane.Duke komentuar vlerësimet e Eliot Engel, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan dhe ish Sekretares amerikane të Shtetit nga koha e presidentit Bill Clinton, Madeleine Albright, se Vuçiq po ndjek politikën rreth Kosovës me “grusht të hekurt” dhe se arriti ta kthejë Amerikën kundër Kosovës, presidenti serb tha se bëhet fjalë për njerëz shumë të rëndësishëm, të cilët e kanë sulmuar atë dhe Serbinë dhe tha se do të vazhdojë të luftojë për vendin e tij.
“Kjo tregon se këta njerëz do të donin që Serbia ta njohë Kosovën e pavarur dhe mos të ketë kërkesat e veta legjitime. Nuk është rastësi që për neve, nuk do të them ëstë më lehtë, sepse nuk është aspak e lehtë, por mund të presim shumë më tepër nga administrata e presidentit Trump dhe bashkëpunëtorët e tij, sesa nga zonja Albright dhe zoti Engel”, tha Vuçiq.Siç transmetojnë mediat serbe, Vuçiq ka thënë se do të vazhdojë të luftojë për Serbinë, sepse kjo është puna e tij.

“Nuk kam përdorur kurrëfar grushti, por jam munduar të kemi një qarkullim të lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve”, tha Vuçiq, përcjell Telegrafi.Ai theksoi se bëhet fjalë për njerëz të rëndësishëm, duke shtuar se ky lajm në Serbi u përcoll me pak vëmendje.
Siç tha ai, Eliot Engel është një doajen senatorial, lobuesi më i shquar shqiptar nga Brooklyn, një njeri shumë i fuqishëm.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0