Lloji i ri i COVID: Këto janë tri simptomat që shfaqen në sytë tuaj

HomeAktualitet

Lloji i ri i COVID: Këto janë tri simptomat që shfaqen në sytë tuaj

Mbi 2 milionë persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e COVID-19, derisa mbi 95 milionë persona janë infektuar me këtë virus.

Tashmë kanë filluar të përhapen edhe variante të reja të COVID-19 në shumë shtete.
Derisa nuk ka asnjë provë që lloji i ri është më i rëndë.

Përveç simptomave kryesore, ka një sërë simptomash të pazakonta. Në fakt, hulumtimi i botuar në British Medical Journal (BMJ) përshkruan tri që shoqërohen me sytë tuaj.
Sipas hulumtimit, fotofobia, dhimbja e syve dhe kruarja e syve mund të sinjalizojnë COVID-19.

Në përgjigje të gjetjeve, Express.co.uk foli me Dr. Ali Mearza.

Ai tha: “Ndër problemet më pak të njohura që kanë hasur pacientët janë fotofobia dhe dhimbja ose kruarja e syve. Fotofobia është një formë e ndjeshmërisë ndaj dritës dhe shpesh lidhet me dhimbje koke. Personat me këtë problem përjetojnë shqetësim ose dhimbje në sy, veçanërisht kur ndezin për herë të parë një dritë”.

Siç raporton Dr Mearza, studimet kanë treguar që dhimbja e syve është simptoma më e zakonshme e syve nga koronavirusi.

“Mjerisht mund të jetë mjaft e dhimbshme, por pikat e syve mund të ndihmojnë për të lehtësuar dhimbjen”, këshillon Dr Mearza.

Siç shpjegon ai, shumë njerëz gjithashtu i gjejnë të dobishëm farat e lirit ose vajin Omega-3.

“Kruarja e syve mund të jetë e zakonshme në mesin e pacientëve me COVID-19. Megjithatë nëse përjetoni skuqje të skajshme në sy, kjo mund të jetë si pasojë e diçkaje tjetër”. Dr Mearza përfundon: “Shumica e simptomave të syve duhet të largohen ndërsa virusi largohet nga trupi, por nëse zakonisht mbani lente kontakti, ia vlen të kaloni në syze derisa të kaloni virusin.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0