Sylejman Bllaca nga Podujeva e ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet që po mbahen sot atje, ndonëse në mëngjes thotë se gruaja e tij ka v dekur si pasojë e infektimit nga koronavirusi, shkruan Gazeta Express.
Në një prononvim për RTV Dukagjinin, ai u ka kërkuar bashkëvendësve të tij që të dalin dhe të votojnë pavarësisht çdo rrethane.
“Më ka v dekur gruaja sot në mëngjes, si pasojë e infektimit me koronavirus. Përkundër kësaj, unë kam dalur që të votojë dhe ta shfrytëzojë të drejtën time qytetare. I lus të gjithë qytetarët tjerë që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre. Anipse unë kam dhembje për humbjen e gruas, një fjalë e popullit thotë: i gjalli me të gjallin e i v dekuri me të v dekurin”, u shpreh Sylejman Bllaca. /GazetaExpress/
COMMENTS