Lladrovci i uron shërim u.d të kryetarit të Podujevës: Mos e neglizho, se mua ke tuj ma lujte…

HomeAktualitet

Lladrovci i uron shërim u.d të kryetarit të Podujevës: Mos e neglizho, se mua ke tuj ma lujte…

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovi i cili është infektuar me COVID-19 i ka uruar shërim të shpejtë Nexhmi Rudarit, ushtrues i detyrës së kryetarit të Podujevës i cili së fundmi është konfirmuar me këtë virus, shkruan Lajmi.
Por Lladrovci urimin e ka bërë me një gjuhë jo fort të hijshme për një kryetar komune.

“Nexhmi, ishalla e kalon sa me lehte. Te lutem mos e neglizhose to qon oshte. Une e neglizhova ppo ke tuje ma lujte…! Sherim te shpejt sjoku!”, ka shkruar Lladrovci në postimin e Rudarit ku ai tregon se është prekur nga virusi.

Lladrovci njihet për gjuhën e tij të papërshtatshme në publik.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci po kalon nëpër ditët e virusit korona.

Ai është shtruar në spital para disa ditësh, dhe vazhdon të jetë ende i shtrirë në QKUK, derisa të ketë rimëkëmbje të plotë.

Gjendja e tij shëndetësore është e mirë, teksa pritet të qëndroi edhe për disa ditë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0