Liverpooli e ka seriozisht për transferimin e Koulibalyt

HomeSport

Liverpooli e ka seriozisht për transferimin e Koulibalyt

Liverpooli po tenton që të mbyllë sa më parë transferimin e Kalidou Koulibalyt nga Napoli.

The Reds ka kohë që janë futur në garë për transferimin e mbrojtësit senegalez, mirëpo napolitantë kërkojnë shumë.

Sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb, Liverpooli do të bëjë ofertë për Koulibalyn te Napoli me fillim të javës së ardhshme.

Jurgen Klopp e dëshiron transferimin e mbrojtësit 29-vjeçar për të ndërtuar një partneritet më të fuqishëm në mbrojtje me Virgil Van Dijkun.

Napoli kërkon 120 milionë euro për ta lënë mbrojtësin të largohet nga San Polo, derisa Liverpooli nuk ofron më shumë se 100 milionë.

Edhe Manchester United është i interesuar për Koulibalyn, ndërsa thuhet se kanë bërë ofertë 100 milionë euro për të.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0