Nëse fiton në Pensilvani, Joe Biden merr 270 mandatet
Është publikuar edhe skema e fundit për fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.
Ekspertët kanë bërë me dije se tashmë Biden i duhet fitorja vetëm në Pensilvani për të fituar 270 mandatet e nevojshme.
Në Filadelfia janë numëruar rreth 79% të votave, ku raportohet se kryeson Biden.
Aktualisht, Presidenti Trump po udhëheq me vota në Keystone, por drejtimi i tij është ngushtuar ndjeshëm në 24 orët e fundit. Ndërsa numëroheshin më shumë fletëvotime me postë, Trump kaloi nga një diferencë mbi 600,000 vota në 164,000 vota përpara kundërshtarit demokrat.
Presidentit Trump i duhet të mbajë fronin në Pensilvani për të arritur 270 votat, ndërkohë që duhet të ketë fitoren edhe në një prej tre shteteve Arizona, Karolinën Veriore dhe Georgia.
COMMENTS